
Shtetasi turk, R.O, 53-vjeç u arrestua të martën me akuzën e trasportimit të paligjshëm të emigrantëve në vend, sipas një raportimi të Policisë së Shtetit.
Ai u ndalua nga policia kufitare, pasi procesi i skanizmit zbuloi praninë e 2 migrantëve të fshehur në kamionin që drejtonte.
53 vjeçari kishte marr përsipër t’i trasportonte ata drejt Shqipërisë e më pas në vendet e BE-së, kundrejt pagesës.
Rasti po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit.