Familja Gjata, e cila një ditë më parë kërcënoi me vetëflijim, nëse bashkia do t’i shemte shtëpinë, ka arritur një marrëveshje me të.
Inspektoriati Urbanistik Vendor ka vendosur të mos e shembë shtëpinë momentalisht, derisa familja të kompensohet për vlerën e saj dhe të gjejë një vend tjetër banimi.
Inspektorët e INUV-it kanë deklaruar se dëmshpërblimi ka kaluar në llogarinë e familjes, por ende nuk është gjetur banesa e re.
Kryefamiljari ka shprehur pakënaqësi për dëmshpërblimin, sepse sipas tij bashkia nuk e ka vlerësuar katin e parë të banesës si biznes, por e ka dëmshpërblyer me çmimin e banesës.
Shtëpia e familjes Gjata, ashtu si dhe një shtëpi tjetër tashmë e shembur, preken nga plani për rikostruksionin e rrugës në zonën e Vasil Shantos.