Arrin në 800 000 numri i vdekjeve në botë me Covid19

Nga Exit News
Arrin në 800 000 numri i vdekjeve në botë me Covid19

Numri i vdekjeve në botë nga Covid19 ka arritur në 800 mijë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins. Ky numër është dyfishuar gjatë 11 javëve të fundit. Ndërsa numri total i të infektuarve ka arritur në rreth 23 milionë.

Ndërkohë shumë vende si për shembull Spanja, Britania, Franca, Korea e Jugut, po përjetojnë një valë të dytë infektimesh. Britania shënoi të shtunën 1 288 raste të reja dhe 6 vdekje. Si dhe Gjermania shënoi mbi 2000 raste të reja me Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>