Arroganca idiote e Kryeministrit Rama

Arroganca idiote e Kryeministrit Rama

Kyeministri Rama ka shënuar dje një nivel të ri arrogance dhe cinizmi. Në një shënim në Facebook për ndarjen nga jeta të Gjergj Filipit, Drejtorit të Institutit të Statistikave, pasi ka thënë disa fjalë të mira për të ka shtuar: “Sot INSTAT-i humbi drejtuesin e duhur, shteti shqiptar një administrator të spikatur. Jeta vazhdon, askush nuk është i pazëvendësueshëm përveçse në rrethin e vet shoqëror dhe familjar, ku Gjergji la një boshllëk që i tillë do të mbetet gjithmonë.”

Është e panevojshme dhe e pandjeshme që në ditën e humbjes së një njeriu kujtdo, e jo më të dikujt që e konsideron  mik, të flasësh për zëvendësueshmërinë e tij në punë, në një mënyrë kaq të ftohtë e cinike.

Gjithnjë e më shpesh, në përpjekjen e tij të zakonshme qesharake për t’u dukur si një filozof mbret, duke qënë se nuk është as filozof e as mbret, Kryeministri ynë përfundon në një dallkauk vulgar e të zakonshëm ballkanik.

Nuk di a vlen të thuhet se mesazhin mediokër e cinik të Kryeministrit e kishin ndarë 107 persona dhe e kishin pëlqyer rreth 16 mijë të tjerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>