ARRSH pezullon tenderin për rrugën Palasë-Dhërmi

Nga Exit News
ARRSH pezullon tenderin për rrugën Palasë-Dhërmi

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka pezulluar tenderin për rrugën Palasë-Dhërmi, me fond limit rreth 13 milionë euro.

Tenderi i hapur pak ditë më parë, duhet të përfundonte në 23 nëntor. Por ARRSH ka vendosur të pezullojë procedurën për arsye ende të paqarta.

Ky është tenderi i radhës që ARRSH pezullon. Ditët e fundit, ARRSH ka pezulluar dhe tenderin për “Ndërtim Rruga mbikalimi TEG dhe rrugët lidhëse të tij”, me fond limit rreth 12 milionë euro.

Po ashtu ARRSH ka pezulluar dhe tenderin tjetër të hapur në 15 tetor, i cili ka në objekt “Ndërtim i rrugës. lidhja e Autostradës Milot – Morinë me Aeroportin e Kukësit”, me një fond limit rreth 500 mijë euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>