Artan Lame përgënjeshtron audiopërgjimin mbi legalizimet

Nga Exit News
Artan Lame përgënjeshtron audiopërgjimin mbi legalizimet

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka përgënjeshtruar audiopërgjimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha në rrjetet sociale.

Lame ka thënë se audiopërgjimi është i 2017 pas zgjedhjeve.

Në audion e publikuar, Lame dëgjohet duke porositur punonjësit të mos tregojnë nëse banesa do të legalizohet apo jo.

Ai shprehet se qytetari do te votojë atë parti që i premton legalizim, ndaj duhet të jenë të kujdesshëm.

“E folura ime aty është politike. Po natyrisht që politike do të jetë, se unë di të trajtoj problemin politikisht kur flitet për zgjidhje politike, ashtu siç di ta trajtoj teknikisht kur flitet për çështje teknike, apo si historian kur flitet për çështje historike”, tha Lame në një reagim.

Ai sfidoi PD që të gjejë një kategori ndërtimesh që Lame ka përmendur në përgjim dhe “ne nuk e zgjidhëm me atë ligj”.

“E kanë të lehtë ta bëjnë, sepse tani kanë në dorë edhe regjistrimin e atij takimi. Unë nuk kam regjistrimin por ligjin që po vepron”, deklaroi ai.

Presidenti Ilir Meta i kërkoi prokurorisë hetim dhe dënim të drejtorit të Hipotekës Artan Lame. Ai e quajti videon, krim zgjedhor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>