Asnjë dakordësi mes Ramës e opozitës në Këshillin Politik

Nga Exit News
Asnjë dakordësi mes Ramës e opozitës në Këshillin Politik

Duket se mes kryeministrit Rama dhe përfaqësuesve të opozitës jashtë parlamentit nuk ka pasur dakordësi gjatë mbledhjes së Këshillit Politik.

Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deklaroi se Rama ‘ka për qëllim të rihapë edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj.’

Bardhi tha se kjo do të thotë të hedhësh poshtë punën e 6 muajve dhe dakordësinë e arritur mes palëve.

“Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishihet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty,”është shprehur Bardhi.

Për momentin mbledhja në KP është ndërprerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>