Asnjë gjobë për vonesat në kolaudimin e mjeteve

Nga Exit News
Asnjë gjobë për vonesat në kolaudimin e mjeteve

Drejtuesit e mjeteve nuk do të gjobiten për vonesën e kolaudimit të mjetit. “Të gjitha gjobat që lidhen me kolaudimin do të vendosen, vetëm pas fillimit të ciklit të ri të kolaudimeve me afatet e reja. Nuk do ta aplikohen gjoba për vonesën e kolaudimit”, u shpreh Blendi Gojxhe në një intervistë, të premten, për Report Tv. Gonxhe njoftoi se zyrat për kolaudimin e mjeteve do të hapet këtë muaj.

Qeveria shtyu në janar me tre muaj afatin e kolaudimit të makinave. Kjo do të thotë se çdo certifikatë aktuale,të cilës i ka mbaruar afati i vlefshmërisë, do të jetë e vlefshme dhe për tre muaj të tjerë.

Ndërkohë më 2 dhjetor kryeministri Edi Rama njoftoi rregullat e reja për koaludimin e makinave. Kolaudimi i makinave do të që prej 1 janarit të 2021, pas përfundimit të konçesionit të SGS-së, do të liberalizohet.

Kjo do të shoqërohet me disa lehtësi sipas tij të cilat përfshijnë:

  1. Mjetet e reja (o KM) nuk do të kolaudohen 3 vitet e para.
  2. Mjetet e përdorura do ta kolaudohen një herë në dy vjet.
  3. Taksitë, autoshkollat dhe mjetet që trasnportojnë qytetarë do të kryejnë koaludim një herë në vit.
  4. Tarifat nuk do të ndryshojnë.

Kontrolli teknik i makinave iu dha me koncesion kompanisë SGS në vitin 2009, për 10 vjet. Qeveria vendosi zgjatjen e konçesioni me 1 vit, deri në 2020.

Prej më shumë se 4 vitesh Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Autoriteti i Konkurrencës i kanë rekomanduar qeverisë që ta hapte tregun e këtij shërbimi për më shumë kompani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>