Asnjë nga 16 ministrat e qeverisë Rama 3 nuk është nën hetim, njoftoi Prokuroria e Përgjithshme, presidentin Ilir Meta të hënën.
Meta i kërkoi të dielën Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion informacion mbi ministrat e qeverisë Rama.
Sipas nenit 92, pika H të Kushtetutës, presidenti ka të drejtë të kërkojë informacion mbi ministrat përpara dekretimti dhe betimit të tyre në presidencë.
Meta dekretoi më 10 shtator, Edi Ramën si kryeministër të vendit për të tretën herë radhazi.