
Asnjë i infektuar me Covid-19 nuk është shtruar në spital gjatë 24 orëve të fundit. Lajmin e bëri të diyur mjeku Tritan Kalo.
Përmes një postimi më Facebook, Kalo shkruan se ka dritë në fund të tunelit dhe se po e fitojmë betejën me virusin.
“Njëzet e katër orëshi i parë pas datës 8.03.2020 që në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve Infektive në QSUNT, nuku është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid-19….E fituam këtë betejë me “flamën mbarëbotërore”
Ai shkruan se vaksinimi po ndihmon në këtë betejë, por përsëri duhet të respektohen masat.