
Ende nuk ka një vendim nëse personat e vaksinuar me vaksinën kineze Sinovac dhe atë ruse Sputnik V të mund të lëvizin në BE.
Në konferencën për shtyp, të mërkurën, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu u shpreh se:
“Deri tani nuk ka vendim të marrë nga BE për llojet e vaksinave dhe si mund të lëvizin qytetarët në bazë të vaksinave të ndryshme të marra. Por nga informacionet e fundit që kemi, vaksinat Sinovac dhe Sputnik V po vlerësohet nga EMA për administrimi emergjent”.
BE ka miratuar hapjen e kufijve për personat e vaksinuar me vaksinat e miratuara për përdorim emergjent në BE, duke filluar nga mesi i majit.