
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të premten se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 1 886mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 18 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 412 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 102 519 raste.
Mbeten 2 593 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 354 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 242 pacientë kanë humbur jetën.