Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të hënën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 1 493 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 5 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 94 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 104 988 raste.
Mbeten 345 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107536 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 250 pacientë kanë humbur jetën.