Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të mërkurën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka patur viktima nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 1 648 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 9 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 8 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 333 raste.
Mbeten 167 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 761 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 258 pacientë kanë humbur jetën.
Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 41 573 qytetarë, ndërkohë që 179 029 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.