Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të dielën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 3 012 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 31 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 101 374 raste.
Mbeten 3 631 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 244 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 239 pacientë kanë humbur jetën.