Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të hënën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka patur viktima nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 1 050 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 5 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 6 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 463 raste.
Mbeten 132 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 862 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 264 pacientë kanë humbur jetën.
Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 67 568 qytetarë, ndërkohë që 260 955 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.