Aspirina, një ilaç që përdoret zakonisht si hollues i gjakut do të vlerësohet si një trajtim i mundshëm për Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.
Pacientët e infektuar nga koronavirusi kanë një rrezik më të lartë të mpiksjes së gjakut për shkak të trombociteve që ndihmojnë në ndalimin e gjakderdhjes.
“Ekziston një arsyetim i qartë për të besuar se [aspirina] mund të jetë e dobishme dhe është e sigurt, e lirë dhe e disponueshme gjerësisht,” tha Peter Horby, drejtues i kërkimit.
Të paktën 2,000 pacientë pritet t’i nënshtrohen provës me 150mg aspirina çdo ditë. Të dhënat nga ata pacientë do të krahasohen me të paktën 2,000 pacientë të tjerë që marrin ilaçet standarte.
Trajtime të tjera që po testohen në Britani përfshijnë Azitromicinën dhe një koktej të antitrupave Regeneron që u përdor për të trajtuar simptomat e Donald Trump të Covid-19