Associated Press kërkon hetim për sulmin e Izraelit ndaj zyrave të tyre

Nga Exit News
Associated Press kërkon hetim për sulmin e Izraelit ndaj zyrave të tyre

Drejtuesi ekzekutiv i Associated Press ka kërkuar një hetim të pavarur për bombardimet e Izraelit ndaj ndërtesës në Gaza ku ndodheshin zyrat e saj dhe të Al Jazeera.

AP u shpreh se ende nuk ka një provë nga zyrtarët izraelitë për të justifikuar bombardimin, i cili rrafshoi kullën 12-katëshe al-Jalaa të Shtunën.

Zyrtarët izraelitë thanë se ata e sulmuan ndërtesën sepse Hamas po operonte një qelizë inteligjence nga ajo ndërtesë zyre.

“Ne kemi dëgjuar izraelitët të thonë se kanë prova,” i tha drejtuesja e AP të dielën CNN. “Ne nuk e dimë se cilat janë ato prova. Ne mendojmë se është e përshtatshme në këtë pikë që të ketë një vështrim të pavarur mbi atë që ka ndodhur “, shtoi ajo.

Të dielën në CBS, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ekzistonte “një zyrë inteligjence për organizatën terroriste palestineze e vendosur në atë ndërtesë që komploton dhe organizon sulme terroriste kundër civilëve izraelitë, kështu që është një objektiv krejtësisht i ligjshëm”.

Të shtunën, sekretari i shtetit Antony Blinken foli me presidentin e AP, Gary Pruitt dhe ofroi mbështetjen e tij të palëkundur për gazetarët e pavarur dhe organizatat e medias në të gjithë botën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>