Kompania AstraZeneca ka prodhuar një ilaç të antitrupave që zvogëlon ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të simptomave të COVID-19, njoftoi kompania të premten.
Studimi klinik i fazës 3 tregoi se ilaçi – një kombinim i dy antitrupave me veprim të gjatë – ishte në gjendje të zvogëlonte zhvillimit të simptomave të COVID-19 me 77 përqind krahasuar me pacientët që nuk ishin ekspozuar ende ndaj koronavirusit.
Asnjë nga pacientët që mori ilaçin, të quajtur AZD7442, nuk zhvilloi formën e rëndë të sëmundjes. Ndërkohë në nga ata që nuk e morrën tre pacientë zhvilluan COVID-19 të rëndë, dhe dy prej tyre vdiqën.
Kompania tha se do t’i paraqiste rezultatet në një revistë shkencore dhe do t’i përdorte ato për të kërkuar miratimin e përdorimit të ilaçit.
Zyrtarët e AstraZeneca thanë se ilaçi mund të përdoret veçanërisht si një trajtim parandalues në pacientët për të cilët vaksinat mund të mos jenë shumë efektive.
Disa pacientë me sistem imunitar të dobët, të cilët nuk reagojnë në mënyrë efektive ndaj vaksinave COVID-19.
AZD7442 përdor antitrupa monoklonalë, të cilët imitojnë mbrojtjet natyrore të trupit për virusin. AstraZeneca tha se antitrupat ishin modifikuar për t’i bërë ato më jetëgjatë dhe potencialisht mund të “përballonin deri në 12 muaj mbrojtje nga COVID-19 pas një administrimi të vetëm”.
Një studim i mëparshëm i ilaçit, i cili e përdori atë si një trajtim për COVID-19 në pacientët që tashmë ishin ekspozuar ndaj virusit, dha rezultate negative në qershor.