AstraZeneca përgënjeshtron gazetën italiane: Vaksinat janë për Covax dhe BE

Nga Exit News
AstraZeneca përgënjeshtron gazetën italiane: Vaksinat janë për Covax dhe BE

AstraZeneca e quajti “të pasaktë” artikullin e publikuar në median italaine La Stampa se 29 milionë dozat e vakisnën Covid të gjetura në një fabrikë në Romë kishin për destinacion Mbretërinë e Bashkuar.

Më herët, La Stampa raportoi se dozat e gjetura nga policia italiane “të fshehura” në fabrikën e kompanisë amerikane për prodhimin e ilaçeve Catalen, në Romë, me kërkesë të Komisionit Evropian ishin të destinuara për eksport në Britani.

AstraZeneca sqaroi se kompania amerikane po bënte paketimin e dozave të vaksinës. Prej tyre, 13 milionë doza po prisnin certifikimin nga BE për tu shpërndarë përmes nismës së Covax për vendet në zhvillim. Vaksina u prodhua jashtë BE-së dhe u soll në Romë vetëm për paketim, theksoi kompania Astra Zeneca.

Ndërsa 16 milionë dozat e tjera po prisnin kontrollin e cilësisë përpara se të shpërndaheshin në vendet e BE-së.

Rreth 10 milionë doza janë shpërndarë në vendet e BE-së gjatë javës së fundit të marsit, dhe doza tjetër sipas kontratës do të shpërndahet në prill.

Kryeministri italian Draghi në një deklaratë për shtyp njoftoi se kontrolli në kompaninë amerikane të paketimit të ilaçeve në Romë u krye me kërkesë të Komisionit Evropian, dhe ngarkesa ishte e destinuar për në Belgjikë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>