Atentat me armë ndaj ish-anëtarit të bandës së vrasjeve me pagesë

Nga Exit News
Atentat me armë ndaj ish-anëtarit të bandës së vrasjeve me pagesë

Marjon Mitro, 49 vjeç, u plagos me armë zjarri, të martën, në Vlorë.

Mitro ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, Mitro është qëlluar nga brenda një makine në lëvizje, nga persona të paidentifikuar.

Mitro është person me precedent të mëparshëm penal. Ai është arrestuar si pjesë e bandës së Julian Sinanajt, e akuzuar për vrasjen e të paktën 27 vrasje në Greqi.

Në vitin 2014, Mitro u arrestua si i dyshuar për disa atentate me eksploziv në Vlorë, mes të cilëve edhe ai ndaj prefektit të Vlorës Besnik Drevishi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>