Atentati ndaj Doshit, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Doshin, dënon Frrokun

Atentati ndaj Doshit, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Doshin, dënon Frrokun

Gjykata e Tiranës shpalli sot të pafajshëm deputetin Tom Doshi dhe dënoi me një vit burg ish-deputetin Mark Frroku për “kallëzim të rremë” lidhur me atentatin e supozuar ndaj Doshit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, kur deputeti Doshi akuzoi Presidentin Meta, në atë kohë kryetar i Kuvendit, se kishte organizuar atentat për të vrarë Doshin. Mark Frroku, në atë kohë deputet, ishte personi që lajmëroi Doshin se ndaj tij po planifikohej një atentat nga Ilir Meta.

Mëgjithëse mbi Doshin dhe Frrokun rëndonte e njëjta akuzë, ajo e “kallëzimit të rremë”, sipas prokurores ka qenë Frroku ai që ja ka prezantuar skenarin e vrasjes Doshit, ndaj gjykata ka vendosur të  dënojë Frrokun dhe jo Doshin.

Duke qenë se të dy të pandehurit kishin kërkuar gjykim të shkurtuar, nga një vit, dënimi shkurtohet në 8 muaj, që ish-deputeti Frroku do t’i kalojë në shërbim prove.

Kujtojmë se Mark Frroku sapo ka dalë nga burgu ku vuajti dënimin për akuzat “fshehje të pasurisë”, “pastrim parash” dhe “ndërtim të paligjshëm”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>