Athinë: Protestë kundër dhunës policore

Nga Exit News
Athinë: Protestë kundër dhunës policore

Mijra njerëz protestuan të martën në lagjen Nea Smyrni të Athinës, pas publikimit në mediat sociale të një videoje që tregonte një oficer policie që rrihte një të ri me shkop gome.

Incidenti ndodhi gjatë një patrullimi rutinë të dielën, që kishte qëllim të kontrollonte nëse njerëzit po ndiqnin kufizimet e koronavirusit.

Policia lëshoi ​​gaz lotësjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë të rinjtë që hodhën koktej molotov dhe gurë.

Pamjet televizive tregonin një oficer policie të shtrirë në tokë me dëmtime në kokë, sipas mediave greke.
Policia njoftoi se disa protestues ishin arrestuar para se të fillonin përplasjet, pasi u ishin gjetur me koktej molotov dhe shufra hekuri.
Gazetarët dhe fotografët në vendngjarje gjithashtu u sulmuan nga protestuesit, sipas raportimeve.
Më parë, protestuesit marshuan duke mbajtur banderola si “Larg policët nga lagjet tona” apo”Parqet janë për të qeshur, jo për të dëgjuar fjalët “Jam në dhimbje!”

Kjo e fundit një referencë e pamjeve virale që tregonin të riun duke bërtitur “Jam në dhimbje” teksa rrihej në sheshin Nea Smyrni, një vend i njohur për grumbullimet familjare.

Incidenti ndezi zemërimin e politikanëve të opozitës, që e quajtën atë një akt të paprovokuar të dhunës policore.

Vendi ka një qeveri që ka humbur plotësisht kontrollin e pandemisë dhe e vetmja gjë që di të bëjë, sipas planit, është të përdorë një dorë të rëndë,” tha ish-Kryeministri Alexis Tsipras i partisë së majtë Syriza.

Prokurorët kanë urdhëruar një hetim paraprak për rrahjen, sipas një burimi ligjor. Policia gjithashtu ka hapur një hetim të brendshëm në oficerin e filmuar duke goditur burrin.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>