Një atlet spanjoll është vlerësuar në rrjete sociale pasi ‘sakrifikoi’ një fitore të nivelit të lartë në garën Triathlon Santander, për t’ia dhënë atë një konkurrenti që mori një kthesë të gabuar në fund të garës.
Atleti britanik, James Teagle ishte pranë fitores së vendit të tretë në konkursin e organizuar në Spanjë, por mori një kthesë të gabuar pak metra përpara vijës së finishit.
Diago Mentrida, 21 vjeç e parakaloi atletin britanik, por vuri re gabimin e ktij të fundit dhe ndaloi, për t’i dhënë atij mundësi të kalonte.
“Ai e meritoi” – tha Mentrida në fund të garës.
Sipas gazetës spanjolle “El Mundo”, Mentrida u vlerësua me një çmim nderi të vendit të tretë dhe shpërblimin financiar të barabartë me atë të çmimit të James Teagle, prej €300.