Australia i ka kërkuar Bashkimit Evropian të rishikojë vendimin për ndalimin e eksportit të 250 mijë doza vaksine te Astra Zeneca.
Vendimi i BE-së erdhi pas kërkesës së Italisë se kompania nuk mund të dërgonte 250 mijë doza vaksine kur ende nuk ka plorësuar sasinë e dakordësuar me kontratë me BE-në, sipas Reuters.
Australia ka nisur vaksinimin 2 javë më parë me vaksinën e Pfizerit.
Si fillim do të vaksinohen stafet mjekêsore dhe më pas grupet e rrezikuara.
Por sasia e vaksinave nuk mjafton për të mbuluar të gjithë popullsinë.