Aeroporti i Rinasit njoftoi se fluturimet e kompanisë Austrian Airlines do të ndalojnë nga 16 korriku deri në 31 korrik.
Qytetarët të cilëve i anulohet bileta e fluturimit duhet të plotësojnë një formular të kompanisë Austrian Airlines për të shtyrë udhëtimin në një datë tjerër brenda vitit 2021.
Pasagjerët të cilët kanë fluturim tranzit në Vjenë, Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se do të udhëtojnë përmes një linje tjetër që do mundësohet nga Austrian Airlines.