Autoritetet në Brazil ndalojnë përdorimin e 12 milionë vaksinave Sinovac

Nga Exit News
Autoritetet në Brazil ndalojnë përdorimin e 12 milionë vaksinave Sinovac

Rregullatori i shëndetit në Brazil, Anvisa ndaloi të shtunën përdorimin e mbi 12 milionë dozave të vaksinës së kompanisë kineze Sinovac kundër COVID-19 pasi u prodhuan në një fabrikë të paautorizuar, thuhej në një deklaratë.

Anvisa tha se ishte paralajmëruar të premten nga instituti Butantan i Sao Paulos 12.1 milion doza, të dërguara në Brazil ishin bërë në një fabrikë të paautorizuar.

Ndalimi ishte “një masë paraprake për të shmangur ekspozimin e popullsisë ndaj një rreziku të mundshëm”, thuhet në deklaratë.

Anvisa thotës se gjatë 90 ditëve do të kërkojë të inspektojë fabrikën dhe të mësojë më shumë për sigurinë e procesit të prodhimit.

Gjatë shpërndarjes së vaksinave në Brazil në fillim të këtij viti, shumica e dozave ishin nga Sinovac.

Brazili të shtunën raportoi 21,804 raste të reja me koronavirus dhe 692 vdekje nga COVID-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>