Qarkullimi i makinave tek rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja, në Tiranë do të ndalohet.
Lajmin e bëri të ditur Autoriteti Rrugor. Në një konferencë për shtyp, ARRSH njoftoi se do të lejohet kalimi vetëm për ambulancat.
Shkak për ndalim qarkullimin u bërë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit.
“Plani është dinamik me ecjen e punimeve. Në rrugë do kenë akses vetëm ambulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi”
Kjo situatë do të vijojë për 3 deri në 4 muaj, njoftoi ARRSH.