
Të premten, gjashtë avionë bombardues B-52 të Forcave Ajrore amerikane do të fluturojnë mbi 30 shtete të NATO-s, përfshirë dhe Shqipërinë.
Në një postim në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim njoftoi qytetarët shqiptarë që nëse nuk kanë parë më parë një avion të tillë, do të kenë mundësi të shohin sot.
Sipas njoftimit zyrtar të NATO-s, avionët do të bëjnë një fluturim stërvitor.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se “ngjarja e sotme e trajnimit demonstron përkushtimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për NATO-n dhe solidaritetin e Aleatëve në veprim. Ndërsa bombarduesit amerikanë tejkalojnë të gjithë 30 Aleatët e NATO-s në një ditë të vetme, ata do të shoqërohen nga avionë luftarakë nga e gjithë Aleanca, duke rritur aftësinë tonë për t’iu përgjigjur së bashku çdo sfide.”