Avokati i kontrollorëve ironizon sistemin e drejtësisë: Ditë e mrekullueshme, u burgosën 3 puçistë

Nga Exit News
Avokati i kontrollorëve ironizon sistemin e drejtësisë: Ditë e mrekullueshme, u burgosën 3 puçistë

Avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi deklaroi se vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe akuza e prokurorisë nuk përmbush kriteret ligjore të situatës.

Në një deklaratë për mediat, duke përdorur ironinë ndaj sistemit të drejtësisë, avokati e quajti të shtunën një ditë të mrekullueshmë pasi u burgosën 3 puçistë.

Më tej Kthupi tha se shpërdorimi i detyrës në këtë rast nuk gjen vend pasi konflikti është civil.

“Nuk është vepër penale. Akuzohen tre persona që janë larguar nga puna për shpërdorim detyre. Nëse do ishte e tillë do ishin larguar në bllok të gjithë kontrollorët. Tre nuk mund të bllokojnë punën e Rinasit.”

Avokati u shpreh gjithashtu se njëri prej të akuzuarve ka kaluar Covid-19 dhe nuk ëstë në gjendje të qendrojë në paraburgim.

“Njëri prej kontrollorëve sapo ka kaluar Covid-in dhe nuk është në gjendje të përballet me këtë situatë. Sa i përket akuzës, do të ishte koment ligjor, unë gjykoj që është një akuzë që nuk mund të ngrihet ndaj një punonjësi të një shoqërie anonime”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>