Avokati i Popullit i BE-së do të vazhdojë të hetojë presidenten e KE-së, Ursula Von Der Leyen për shfaqjen e saj në një video promovuese para zgjedhore të kandidatit kroat të Partisë Bashkimi Demokrat. Avokati i Popullit e quajti këtë një veprim ekstremisht të debatueshëm, raporton Politico.eu.
Avokatja e Popullit e nisi hetimin pas shqetësimeve të dërguara nga një organizatë joqeveritae The Good Lobby dhe një shoqatë tjetër, tek Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.
Von Der Leyen dhe zëvendës kryetarja e Komisionit Evropian Dubravka Suica u shfaqën në videon para zgjedhore të HDZ, e cila u transmetua përpara zgjedhjeve parlamentare në Kroaci, dhe mbështeste Kryeministrin Andrej Plenkovic.
Ankesa e dërguar nga organizata The Good lobby deklaroi se Von Der Leyen shkeli rregulloren e KE-së, e cila ndalon rreptësisht ndërhyrjen në politikat kombëtare, përveç rasteve të veçanta. Çfarë e përkeqëson më shumë situatën, është se kjo e vendos çdo gjë në pikëpyetje, sepse roli i saj është të monitorojë dhe sigurojë përmbushjen e rregullores.
“Shqetësimi juaj është i mirë bazuar. Është e paqartë se kë duhet të lajmërojë Presidentja se kush do të garojë një një fushatë zgjedhore në një vend. Ndoshta nevojitet hartimi I një rregulloreje të re të sjellje vetëm për postin e presidentit të KE-së”, tha Avokatja e Popullit në një letër adresuar organizatës kroate.”
Ajo tha se pranimi nga ana e KE-së së shfaqjes së presidentes në një video politike ishte gabim dhe premtoi se një procedurë e duhur do të nisë, në mënyrë që gabime të tilla të mos ndodhin më.