Avokati i Popullit ka kundështuar projekligjet e medias propozuar nga qeveria Rama, duke i vlerësuar ato pa standardet e nevojshme të të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias.
Përmes një reagimi zyrtar, AP shprehu shqetësimin se dhënia e kompetencave gati-gjyqësore një organi administrativ si AMA nuk ofron garanci kushtetuese të mjaftueshme për paanshmërinë e këtij institucioni, veçanërisht po të kujtojmë se Bordi i AMA-s zgjidhet nga Kuvendi, dhe është pikërisht ky organ i cili do të përzgjedhë edhe përbërjen e Këshillit të Ankesave, strukturë kjo e cila do të ketë në dorë vendimmarrjen në përfundim të shqyrtimit të ankimeve ndaj operatorëve të shërbimeve elektronike:
“Procedura administrative e shqyrtimit të ankesave, e cila parashikohet në këtë propozim, nuk ofron garanci për një vendimmarrje objektive e të paanshme, në përputhje me detyrimin për respektimin e lirisë së medias për t’u shprehur.”
AV rekomandon se duhet “të gjendet një mekanizëm/organ tjetër i cili të kryejë këto funksione, veçanërisht duhet të mbahet në konsideratë që ky organ duhet të jetë jashtë organit të AMA.”
Sërish lidhur me punën e Këshillit të Ankesava, AV shprehet se afati prej 72 orësh për të vendosur nëse një lajm është i rremë ose jo dhe për ta provuar atë, nuk është kohë e mjaftueshme për një hetim të mirëfilltë dhe shterues.
Lidhur me gjobat e parashikuara, AV shkruan se “sanksionet dhe tarifat e gjobave të parashikuara nga projekt-ligji, janë tepër të larta dhe aplikimi i tyre do të vendoste operatorët që ofrojnë shërbime të publikimeve elektronike në pozita të pabarabarta.”
Po ashtu, AP kundërshton nenet sipas të cilevr vendimet e Këshillit të Ankesave bëhen menjëherë të ekzekutueshme.
AV theksoi se gjatë gjithë procesit të hartimit të këtyre projektligjeve “në përgjithësi ka pasur mungesë të reflektimit konstruktiv.”
Në fund AP thekson se këto projektligje dëmtojnë në tërësi lirinë e medias, pasii në thelb filozofia e lirisë së medias si pushtet i katërt është pikërisht pushteti kontrollues përkundrejt pushtetit shtetëror. Për këtë arsye ky i fundit nuk mund ta kontrollojë atë.