Avokati i Popullit nis hetimin për kalimin e pronësisë së Teatrit Kombëtar

Avokati i Popullit nis hetimin për kalimin e pronësisë së Teatrit Kombëtar

Avokati i Popullit ka nisur hetimin administrativ për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar, nga qeveria tek Bashkia Tiranë.

Objekti i hetimi është të shohë nëse “veprimet e institucioneve shtetërore janë kryer në shkelje të të drejtave të qytetarëve”.

“Avokati i Popullit ka kërkuar nga Këshilli i Ministrave relacionin e këtij projektvendimi, procesverbalin e mbledhjes në të cilin është marrë ky vendim, si dhe informacion nëse është ndjekur ndonjë procedurë konsultimi me institucionet shtetërore apo me publikun përpara miratimit të tij”, njofton institucioni për median.

Hetimi nisi pas kërkesës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Më 8 maj, qeveria i kaloi pronësinë e truallit ttë Teatrit, Bashkisë Tiranë, e cila pritet të marrë vendimin për shembjen diten e hene.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>