Avokati i Popullit, raport për shembjen e Teatrit Kombëtar: Dhuna e përdorur nga policia ka rrezikur jetën e protestuesve

Nga Exit News
Avokati i Popullit, raport për shembjen e Teatrit Kombëtar: Dhuna e përdorur nga policia ka rrezikur jetën e protestuesve

Avokati i Popullit ka publikuar sot raportin mbi verpimet e kryera nga Policia e Shtetit ditën e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtarë më 17 qershor 2020.

Gjetjet e raporti tregojnë se policia ka përdorur dhunë të paarsyeshme ndaj protestuese kundër shembjes së TK, si me personat që ndodheshin brenda godinës dhe me ata jashtë.

“Pamjet tregojnë se situata në TK, kur ka nisur ndërhyrja e Policisë së Shtetit, ka qenë pothuajse e qetë. Ata pak aktivistë që qendronin brenda dhe jashtë TK duken të çoroditur dhe të tulatur dhe sillen rrotull si të mpirë, të rrethuar nga numër i madh forcash të policisë”, shkruhet në raport pas verifikimit të videove të regjistruara.

Raporti ka gjetur se mungesa e numrit të identifikimit në uniformën e një pjese të punonjësve të policisë dhe maska e mbrotjes operacionale “i shtyn punonjësit e policisë të kryejnë veprime të dhunshme, në tejkalim të detyrës së tyre”.

Avokati i Popullit për të treguar dhunën e rrezikshme të përdorur nga forcat e policisë, i referohet videove të një personi të paindetifikuar “që goditet me shkelm në kraharor nga një punonjës policie me maskë ndërkohë që gjendet i shtrirë kruspull përdhe duke mbrojtur fytyrën me duar dhe i rrethuar”

Dhuna e përdorur nga policia ka vënë në rrezik jetën e qytetarit.

Në operacionin e shembjes së Teatrit Kombëtar kanë marrë pjesë 449 punonjës policie pa përllogaritur numrin e punonjësve të Forcës Operacionale Lëvizëse, punonjësit e Policisë Bashkiake, punonjësit e IMT-së dhe ato të Bashkisë Tiranë.

“Në orët e para, pas fillimit të operacionit, janë shoqëruar në DVP Tiranë dhe komisariatet e Tiranës 33 persona, përkatësisht: 11(njëmbëdhjetë) persona në Komisariatin e Policisë nr.1; 4 (katër) persona në Komisariatin e Policisë Nr.2; 5 (pesë) persona në Komisariatin e Policisë Nr.3; 10 (dhjetë) persona në Komisariatin e Policisë Nr.4; 2 (dy) persona në Komisariatin e Policisë Nr.6; 1 (një) person në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë”, ka gjetur raporti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>