
Avokati i ish oficerit të policisë, Derek Chauvin, i dënuar për vrasjen e George Floyd, ka kërkuar nisjen e një gjyqi të ri.
Ai argumenton se sjellja e gjyqtarëve e prokurorëve ishte e pahijshme duke shtuar se njëri prej anëtarëve të jurisë nuk ishte i paanshëm.
Sipas disa fotove, njëri prej tyre ka marrë pjesë në një marshim kundër racizmit.
Chauvin u shpall fajtor nga juria në një gjykatë të Minneapolis, për vrasjen e George Floyd.
Në një seancë e cila zgjati më shumë se 10 orë, gjykata e gjeti atë fajtor për 3 vepra penale kundër Floyd.
Chauvin u dënua me 40 vite burg.