Azerbajxhani nuk tërhiqet nga përplasja ushtarake me Armeninë

Nga Exit News
Azerbajxhani nuk tërhiqet nga përplasja ushtarake me Armeninë

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev i kërkoi, të dielën, Armenisë të përcaktojë një afat kohor për tërheqjen e trupave të saj nga rajoni i Nagorno-Karabakut dhe tha që Azerbajxhani nuk do të pushojë veprimet ushtarake derisa të ndodhë kjo.

Në një fjalim televiziv drejtuar qytetarëve, Aliyev tha se forcat azere po luftojnë për të rimarrë tokat që ata humbën ndaj armenëve etnikë në vitet 1990.

Përmbajtja dhe toni i mesazhit të Aliyevit bëri të qartë se Azerbajxhani nuk do të pranojë armëpushim, siç kanë kërkuar vazhdimisht Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Azerbajxhani ka një kusht, dhe ai është çlirimi i territoreve të tij,” tha ai. “Nagorno-Karabak është territori i Azerbajxhanit. Ne duhet ta rimarrim.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>