Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj i uroi besimtarët festën e Sulltan nevruzit. Në një mesazh nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj u shpreh se pandemia “nuk na ka penguar të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit. Do i kalojmë këto ditë të vështirë për t’u bashkuar. Zoti na bekoftë të gjithëve”.
“Selia jonë e Shenjtë ju ka bërë ballë dallgëve të kohës. Kemi lënë pas krahëve një histori rrëqethëse. Me gjithë dëshirën tonë, sot nuk mund të bashkohemi, për shkak se pandemia na ka kufizuar çdo ditë e më shumë”, u shpreh Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj.