Bahreni dhe Izraeli vendosën të normalizojnë marërdhëniet mes dy vendeve, të premten. Bahreni kështu i bashkohet Emirateve të Bashkuara.
Lajmin e dha Presidenti amerikan Donald Trump. Në nëj postim në Tëitetr ai shkruan se Mbreti i Bahrenit ka biseduar në telefon me kryeministrin e Izraelit Netanjahu.
“Kjo është një ditë historike”, i tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke i bërë thirrje edhe vendeve të tjera të ndjekin këtë shembull, raporton Reuters.
“Nisja e një dialogu dhe lidhjeve mes dy shoqërive dhe ekonomive do të ndikojë në ndryshimin pozitiv të Lindjes së mesme dhe do të rrisë qendrueshmërinë, sigurinë dhe prosperitetin në rajon”, shkruhet në një deklaratë të përbashkët mes SHBA-vem Bahrenit dhe Izraelit.
Netanjahu e quajti vendimin e Bahrenit “një epokë të re paqeje”.
“Për shumë vite, ne kemi investuar në paqe, dhe paqja do ët investojë tek ne, do të sjelli investime të vërteta në ekonominë e Izraelit”, tha Netanjahu në një video mesazh.
Ndërkohë, vendimi i Bahrenit dhe i Emirateve të Bashkuara do të lëkundë aleancën e vendeve arabe që i bënë thirrje Izraelit të lirojë territoret e pushtuara dhe të pranojë shtetin e Palestinës në shkëmbin të marrëdhënieve të mira me vendet arabe.