Bajden prezanton ekipin për luftën kundër ndryshimeve klimatike

Nga Exit News
Bajden prezanton ekipin për luftën kundër ndryshimeve klimatike

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Xho Bajden ka prezantuar ekipin e tij të klimës dhe energjisë, duke thënë se ata do të drejtojnë një “plan ambicioz” për të luftuar ndryshimin e klimës.

Bajden është zotuar ta bëjë çështjen e klimës një përparësi kryesore në një axhendë që përmbys shumë politika të administratës Tramp. Ai tha se nuk kishte “kohë për të humbur”.

Nëse konfirmohet nga Senati, ekipi do të përfshijë njeriun e parë me ngjyreë që do të drejtojë Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA).

Bajden, i cili do të marrë detyrën e presidentit më 20 janar, është zotuar të ndërtojë një administratë të larmishme që pasqyron SHBA për sa i përket prejardhjes së individëve.

“Ne jemi në një krizë,” tha ai. “Ashtu si duhet të jemi një komb i unifikuar për t’iu përgjigjur Covid-19, ne kemi nevojë për një përgjigje të unifikuar kombëtare ndaj ndryshimeve klimatike.”

Bajden është zotuar të shkëputet nga politika klimatike e administratës Tramp.

Ai ka paralajmëruar se do ta kthejë SHBA në marrëveshjen e klimës së Parisit. Nën Presidentin Donald Tramp, SHBA u bë vendi i parë që tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja e Parisit, e cila angazhon vendet të punojnë për të kufizuar rritjen e temperaturës globale.

Bajden përshkroi zgjedhjet e tij për ekipin e tij të ri të klimës dhe energjisë si “të shkëlqyera, të kualifikuara dhe testuara”.

Të nominuarit përfshijnë rregullatorin më të lartë mjedisor të Karolinës së Veriut Majkëll Regan, i cili do të ishte njeriu i parë afrikano-amerikan që do të drejtojë EPA dhe përfaqësuesja e Nju Meksiko Deb Haland e cila do të ishte e para amerikane autoktone që drejton Departamentin e Brendshëm.

Zyrtarja e administratës së Obamës, Brenda Malori u emërua për të drejtuar Këshillin për Cilësinë e Mjedisit. Nëse konfirmohet, ajo do të ishte Afrikano-Amerika e parë që mban këtë pozicion. Ish Guvernatorja e Miçiganit, Xhenifer Granholm u emërua në postin e sekretarit të energjisë.

Muajin e kaluar Bajden caktoi Xhon Kerrin, një ish sekretar i shtetit dhe një nga arkitektët kryesorë të marrëveshjes së Parisit, si të dërguarin e tij të klimës për sigurinë kombëtare, duke e bërë anëtarin e parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që përqendrohet posaçërisht në ndryshimet klimatike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>