Balla kërcënon Metën: Me ty do të lahemi në 25 prill

Nga Exit News
Balla kërcënon Metën: Me ty do të lahemi në 25 prill

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla kërcënoi presidentin Meta duke thënë se me të ‘do të lahemi në 25 prill’ pa sqaruar se çfarë do të thotë kjo.

Balla rikujtoi dhe njëherë nevojën për të ndryshuar ligjin për presidentin.

Duke sulmuar nga kuvendi presidentin Meta, Balla tha se Meta ‘nuk mund të jetë kurrësesi presidenti i shqiptarëve:

“Ka lënë mantelin e Presidentit në garderobë dhe është hedhur në llucën e ish-partisë së tij. Ka plotë prova publike për çfarë pazaresh mundohet të bëjë Meta në zyrën e presidentit.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>