Balla kryeson për të 2-të herë kërkesën për shkarkimin e Metës

Nga Exit News
Balla kryeson për të 2-të herë kërkesën për shkarkimin e Metës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant njoftoi dorëzimin zyrtarë të kërkesën së 50 deputetëve socialistë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ai u shpreh se Kuvendi aktual i ka të gjitha mundësitë të shkarkojnë presidentin deri më 8 korrik. Balla është një ndër 50 firmëtarët e kërkesës.

Njësoj edhe në 2019, Balla i kërkoi deputetëve të votojnë për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit.

Edhe një vit më parë, 55 deputetë socialistë kërkuan shkarkimin e Metës me justifikimin e shkeljes së Kushtetutës. Por kundër pretendimeve të tyre u shpreh Komisioni i Venecias.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>