
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi se gjyqi ndaj tij është politik. Gjatë një deklaratë për mediat, ai tha se po akuzohet pa fakte për thyerjen e krahut të një polici.
Balliu kërkoi hapjen e kamerave të policisë në komisariatin numër 6 për të faktuar se ai nuk ka kryer asnjë veprim.
“Policia ka 8 vite që arreston vetëm qytetaret. Akuzat e ngritura ndaj meje janë për interesa politike. Akuza që është ndaj meje nga një efektiv policie, pretendon se i kam thyer krahun. Unë kërkoj që të dalin videot nga rajoni nr.6, ku shihet se unë e kam unë e kisha të pamundur që të thyeja krahun atij, pasi sytë i kisha të mbyllur, nga një lëndë.”
Balliu pohoi se në gjykatë vijnë qytetarët e thjeshtë ndërsa ata që vjedhin mbeten të paprekur nga drejtësia.