Dje, kryetarët e parlamenteve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor vendosën të mbështesin ndryshimet e reja në procesin e zgjerimit të propozuara nga vendet e BE-së, që priten të bëhen publike në fillim të shkurtit. Ata u takuan në Bruksel me ftesë të Presidentit të Parlamentit Evropian David Sasssoli për të diskutuar mbi mënyrën e re të anëtarësimit në BE. Kjo ishte mbledhja e parë e këtij lloji.
Në deklaratën e përbashkët të mbledhjes shkruhet se këto vende do të mbështesin ndryshimet e reja në procesin e zgjerimti të propozuara nga vendet e BE-së:
Këto vende do të mbështesin “një qasje të re mbi procesin e zgjerimit, “në mënyrë që procesi të bëhet më demokratik, më transparent dhe më i afërt për qytetarët dhe shoqërinë civile. Por zbatimi i shtetit të së drejtës duhe të mbetet një gur i palëvizshëm i procesit të anëtarësimit”.
Pas mbledhjes, Presidenti i PE Sassoli tha se:
“Mbledhja e sotme do të forcojë besimin tonë të fortë se Ballkani perëndimo dhe Bashkimi Evropian ndajnë të njëjtin fat. Ne besojme se qytetartë e këtyre vendeve do të përfitojnë nga procesi i zgjerimit, si dhe ky procesi mund të sjellë bashkimin ndërmjet vendeve fqinje të Ballkanit. Ne tani duhet të punojnë që kjo politikë të kthehet në veprim”.