Ballkani Perëndimor mbështet ndryshimet e reja në procesin e anëtarësimit

Ballkani Perëndimor mbështet ndryshimet e reja në procesin e anëtarësimit

Dje, kryetarët e parlamenteve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor vendosën të mbështesin ndryshimet e reja në procesin e zgjerimit të propozuara nga vendet e BE-së, që priten të bëhen publike në fillim të shkurtit. Ata u takuan në Bruksel me ftesë të Presidentit të Parlamentit Evropian David Sasssoli për të diskutuar mbi mënyrën e re të anëtarësimit në BE. Kjo ishte mbledhja e parë e këtij lloji.

Në deklaratën e përbashkët të mbledhjes shkruhet se këto vende do të mbështesin ndryshimet e reja në procesin e zgjerimti të propozuara nga vendet e BE-së:

Këto vende do të mbështesin “një qasje të re mbi procesin e zgjerimit, “në mënyrë që procesi të bëhet më demokratik, më transparent dhe më i afërt për qytetarët dhe shoqërinë civile. Por zbatimi i shtetit të së drejtës duhe të mbetet një gur i palëvizshëm i procesit të anëtarësimit”.

Pas mbledhjes, Presidenti i PE Sassoli tha se:

“Mbledhja e sotme do të forcojë besimin tonë të fortë se Ballkani perëndimo dhe Bashkimi Evropian ndajnë të njëjtin fat. Ne besojme se qytetartë e këtyre vendeve do të përfitojnë nga procesi i zgjerimit, si dhe ky procesi mund të sjellë bashkimin ndërmjet vendeve fqinje të Ballkanit. Ne tani duhet të punojnë që kjo politikë të kthehet në veprim”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>