
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi të hënën strukturat janë në gadishmëri për motin e keq dhe se në Valbonë është rikthyer energjia elektrike;
Balluku tha se po punohet për riparimin e linjës 40 km të gjatë në Kukës:
“Në Kukës, grupet e OSSH janë në krye të detyrës për të riparuar linjën 40 km të gjatë, e dëmtuar si pasojë e reshjeve të dëborës. Falë angazhimit dhe punës së bërë u bë e mundur normalizimi i situatës edhe në Valbonë. Jemi në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet për t’iu shërbyer qytetarëve”.
Si pasojë e motit të keq në disa zona nuk ka pasur energji elektrike për disa ditë dhe po ashtu janë bllokuar rrugë.