Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku u bëri thirrje kontrollorëve të Albcontrolit të kthehen në punë.
“Të gjithë këta persona që nuk operojnë më dhe nuk kryejnë funksione, të gjithë këta që nuk duan ta kryejnë këtë funksion do të largohen nga ndërtesa duke filluar nga ky moment”, tha ajo.
“Ju që nuk jeni pjesë e mashave të politikës të qëndroni dhe të deklaroni që jeni të aftë për punë dhe të vazhdoni punën dhe të hyni e dilni në ndërtesë”, shtoi Balluku.
Ajo u tha atyre se e kanë turpëruar Albkontorlin, duke e kthyer në “dyqan”.
Për pagat e punonjësve ajo tha se është marrë njëherë një kredi dhe se nuk do të merret një tjetër.
“Nuk kishte disponim financiar, pra nuk punoni; nuk ka para. Dëgjova avokatin tuaj që thoshte; që të marrin kredi dhe ta paguajnë. Ju sot pagat i merrni për shkak të një kredie. Ka marr një kredi Albcontrol nga Eurocontrol dhe sot ka nisur pagesa e parë e këstit. Nëse na sugjeroni që të marrim një tjetër kredi; jo nuk e marrim dot”, tha Balluku.
Ajo i tha punonjësve se do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.