Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi është dorëhequr nga ky post. Sipas mediave dorëheqja e tij ka ardhur pas koalicionit të FRD-së me PD-në.
Nuk dihen ende shkaqet e dorëheqjes së tij.
Vendin e Topit, do e zërë Sali Shehu. Ai ka qenë deputet i PD-së, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe i Kryesisë së PD si dhe Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kur Bamir Topi ishte President.