
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot gjykim të shkurtuar për Armando Kocerri, anëtar i bandës së Habilajve.
Koçerri u arrestuan sëbashku me Nazer Seitin, financierin e Habilajve ne Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4,5 tonë kanabis, në shtëpinë e tij.
Pas ekstradimit në Itali të Nazer seitit, Armando Kocerri ishte i vetmi i dënuar me burg në Shqipëri nga banda e Habilajve. Kocerri u kap nga policia pas përgjimeve për parcelat e drogës në Vlorë.