Banka Veneto: arrestohet ish-administratori Vincenzo Consoli

Banka Veneto: arrestohet ish-administratori Vincenzo Consoli

Policia gjyqësore italiane ka zbatuar një urdhër arresti për ish-administratorin dhe ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Bankës Veneto, Vincenzo Consoli, me akuzën për pengimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes dhe dhënie informacioni të rremë mbi situatën finaciare të kompanisë për të lëkundur besimin publik ndaj saj.

Krimi i dhënies së informacionit të rremë financiar mbi një kompani dënohet me burg nga një vit deri në pesë vjet.

Për të njëjtat akuza, së bashku me Zotin Consoli janë hetuar 14 persona të tjerë. Mes tyre është Flavio Trinca, i cili sipas QKR-së është anëtar i bordit të filialit shqiptar të Bankës Veneto dhe për një kohë të gjatë edhe president i saj; dhe Renato Merlo, gjithashtu anëtar i bordit të filialit shqiptar deri në fund të vitit 2012.

Vincenzo Consoli ka qënë për shumë vjet administratori i deleguar i Bankës Venetto, dhe e drejtori atë drejt një rritje të shpejtë, falë blerjeve të bankave të tjera, më të vogla. Veprimet e tij përfunduan nën lupën e Bankës Qëndrore të Italisë, e cila kërkoi dorëheqjen e tij.

Por Zoti Consoli, falë kontrollit faktik të asamblesë së ortakëve, u propozua sërisht, me forcë, si Drejtor i Përgjithshëm, duke penguar kështu hetimet mbi bankën dhe duke ruajtur kontrollin mbi aktivitetin e bankës, falë edhe ndihmës së personave të tjerë të përfshirë në këtë hetim.

Vazhdon kështu çështja e trazuar e Bankës Veneto, një nga bankat më të mëdha në Itali, e pranishme në Shqipëri që në vitin 2009, dhe prej kohësh në qendër të polemikave dhe hetimeve gjyqësore, që pak javë më parë sollën, praktikisht, zerimin e kapitalit aksioner dhe rithemelimit të saj nga Fondi Atlantik, aksioneri i ri që kontrollon bankën.

Filiali shqiptar ishte së fundmi objekt i një inspektimi nga Banka së Shqipërisë që ka kërkuar uljen e volumit të kredive dhe rritje të madhe kapitali. Në korrik 2016, Banka Veneto sh.a mori vendimin për rritjen e kapitalit me 30 milionë euro, shumë e garantuar nga banka mëmë në Itali, duke larguar çdo dyshim mbi qëndrueshmërinë financiare të filialit shqiptar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>