Drejtuesit e kompanisë Bankers Petroleum paguhen nga një milion deri në 10 milionë lekë në muaj. Sipas Drejtorisë së Tatimeve vetëm 100 persona në të gjithë vendin paguhen me rrogë mbi një milionë lekë në muaj dhe 70 prej tyre janë punonjës të Bankers Petroleum.
Sipas Gazetës Dita, Bankers paguan rreth 70 persona me paga mbi një milion lekë (10 mijë d0llarë) në muaj, nga të cilët 20 persona marrin mbi 5 milionë lekë (50 mijë dollarë) në muaj.
Vetëm dy nga 70 persona janë shqiptarë dhe shumica e tyre janë të afërt të drejtuesve të kompanisë. Ata nuk jetojnë apo punojnë fare në Shqipëri, por vinë një herë në disa muaj vetëm për të tërhequr pagat.